Brdariç: Kemi plan konkret ndaj Teutës

Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Teutës së Durrësit në ‘Loro Boriçi’ për të 20-ën, tekniku Brdariç, i shoqëruar nga mesfushori Fjoart Jonuzi doli para mediave për të dhënë situatën rreth Vllaznisë së tij.

Në shtëpi…“Për ne nesër është një mundësi që të rikthehemi në rrugën e duhur pas suksesit në mesjavë ndaj Flamurtarit në Kupë. Duhet të shfrytëzojmë faktin që luajmë në shtëpi dhe kemi përgatitur një plan të mirë për ndeshjen e nesërme. E dimë shumë mirë si luan Teuta dhe kemi dëshirë t’u shkaktojmë humbjen e atyre në “Loro Boriçi”.

Teuta? “Ne marrim seriozisht çdo kundërshtar, pasi Superliga është një kampionat i fortë dhe çdo kundërshtar duhet marrë seriozisht. Besoj se ne jemi në gjendje të mirë dhe mund t’ia dalim më së miri ndaj tyre”.

Nuk do të jetë Martini, por Arapi në stol? “Është kyçe që Teuta ka një trajner tjetër pasi skuadra ka një qasje tjetër. Për Martinin, kam një raport të mirë dhe e di që shumë shpejt do të jetë në krye të një skuadre tjetër dhe i uroj suksese në vazhdim”.

Gjendja e skuadrës? “E kam thënë shumë herë që ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë. Mundësia vjen edhe për futbollistët e tjerë që nuk kanë luajtur shumë. Jam i kënaqur që Jonuzi është gati pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne. Lojtarët e tjerë që duan të marrin minuta duhet të punojnë shumë në stërvitje që të tregojnë se janë gati për të luajtur”.

Mungesa e golave? “Mustedanagic është një lojtar ofensiv dhe për mua nuk ka rëndësi kush shënon, por të kemi balanca në lojë. Sulmuesit duhet të shënojnë, unë shpresoj që të shënojnë pasi u duhet për vetëbesimin e tyre. Rëndësi ka që nesër që të bëjmë maksimumin dhe ne të marrim maksiumin në çdo takim”.

Tifozët? “Shpresoj që jo vetëm zotit i motit, por edhe zotit i futbollit të jetë me ne”.

Titulli i mbyllur? “Tirana është një skuadër që funksionon mirë dhe efikas, por edhe ata kanë shfrytëzuar mundësitë që kanë pasur e për këtë arsye janë shkëputur. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendrohemi te vetja jonë, pasi Tirana vërtetë është lartë, por edhe ne kemi synimet dhe objektivat tona si ajo nesër që duhet të marrim me çdo kusht fitoren”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!