Çelsi arrin finalen e Botërorit

Botërori i Klubeve: Al Hilal- Çelsi 0-1 (Lukaku 32′)
Çelsi -Palmeiras do të jetë finalja numër 18-të e Botërorit për Klube që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në gjysmëfinalen e sotme, skuadra londineze arriti të shnojë një gol të vetëm ndaj Al Hilal me anë të Lukakut në të 32-ën.
Ngjau pas një gabimi në mbrotje me atë top të kthyer ndërsa gjahtari belg me një prekje nga pranë, depozitoi në rrjetë.
Ky kompeticion i FIFA-s mbyllet të shtunën me takimet për vendin e tretë teksa do të përballën Al Hilal- Al Ahli (14:00) dhe finalja e madhe Çelsi- Palmerias në 17:30 me orën e Shqipërisë./Sportiim.al/