Diego Kosta drejt Turqisë…

Pas Atletiko Mineiro, sulmuesi risheh pistat europiane.

Diego Kosta sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle, ende mendon të luajë në Europë. 33 vjeçari me karrierë të madhe sportive, kryesisht te Atletiko Madrid dhe Çelsi, gati për aventurene re.

“Ka një menaxher të autorizuar nga unë dhe agjenti im po punon për të kryer një lëvizje në Turqi” shotë për mediat sportive Kosta.

Oferta nga Rusia? “Do të vendos në bazë të marrëveshjes me Fenerbahçen që po kryen menaxheri i autorizuar në Turqi.”

Sakaq, Diego Kosta, sulmuesi eskpert i kërkuar edhe nga Salernitana në ditët e fundit të janarit, është gati për një aventurë të re me fanellën e Fenerbahçes në elitën turke. Mësohet se palët po punojnë për të gjetur një marrëveshje ekonomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!