Legia/ Emerli te Dinamo, Muçi oksigjen në sulm

Ikën sulmuesi kryesor, Ernest Muçi me më shumë mundësi aktivizimi te Legia

Dinamo e Zagrebit forcon repartin ofensiv. Klubi kroat ka njoftuar për nënshkrimin me Mahir Emreli, qendërsulmues që luajti pjesën e parë të sezonit te Legia e Varshavës.

Lojtari azerbajxhanas, i lindur në vitin 1997, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe do të mbajë fanellën me numrin 11.

Në fakt klubi polak ka kryer edhe një afrim të fundit si përforcim gjatë janarit. Ramil Mustafayev, 18 vjeç vjen nga Stal (Rusi). Sigurisht që largimi i Emerli, jep më shumë mundësi aktivizimi shqiptarit Ernest Muçi në majë të sulmit te Legia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!