Shehi: Ndaj Kukësit ndeshje radhe

Tirana-Kukësi, nesër në ‘Air Albania Stadium’ me start prej orës 16:45. Kryendeshja e javës së 18-të me dy skuadrat e kreut në një përballje titanike futbolli. Së paku prognoza e këtij ballfaqimi duket e tillë.

Në konferencë për shtyp, Orges Shehi tekniku bardheblu dhe kapiteni Erion Hoxhallari. Për t’i dhënë kuptim e shklqimin mediatik ndeshjes. Nga ana e skuadrës tiranase e cila kryeson ‘Abissnet Superiore’ me 37 pikë në 17 takime.

Shehi:

Sa rëndësi ka kjo sfidë nesër? –“Një ndeshje e rëndësishme, por jo më e rëndësishmja. E kemi trajtuar si ndeshjen e radhës. Është një ndeshje e radhës, që do vlerësim maksimal, por ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.

Bilanci?“-Deri tani kemi zhvilluar një kampionat pozitiv dhe nesër mund të bëjmë bilancin, si do të jetë fundi i dy fazave të para. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të marrim maksimumin gjithmonë. Ndeshjet përballë rivalëve direktë vlejnë dyfish”.

Gjëndja e grupit? –“Për ditën e nesërme, skuadra është e plotë, Hoxhallari është bashkuar me skuadrën dhe nuk kishte asgjë serioze. Atë ditë që nuk ishte mirë nga ana shëndetësore e lamë pushim, e gjithë skuadra është e plotë nesër.

Dy ndeshje radhazi pa fituar ndaj Kukësit? -E vertetë. Në kampionat ka skuadra si Vllaznia, ndaj së cilës fitojmë rregullisht. Po ashtu, ka edhe skuadra si Kukësi, ndaj të cilit nuk kemi fituar. Kjo nuk duhet të jetë aspak ngërç psikologjik, se Kukësi është një skuadër që nuk mundet”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!