Longo: Kukësi do tri pikë

Një finale e madhe e javës së 18-të pritet nesër në Arenën Kombëtare (me emrin zyrtar ‘Air Albania Stadium’). Tirana- Kukësi me fillim orën 16:45 për ti dhënë trendin e radhës kreut superior të edicionit të 83-të kombëtar të futbollit.

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, në konferencën për shtyp ka folur për përballjen me bardheblutë duke mbajtur si referencë të deklarimëve vetëm fitoren.

Longo:

“Është kënaqësi të luajmë me një kundërshtar si Tirana, e kam thënë gjithmonë. E respektojmë shumë kundërshtarin, janë në vendin e parë por i kemi mundur në ndeshjen e parë dhe kemi mundësi të marrim një rezultat të mirë.

Diferencat janë të vogla. Tirana është klubi me më shumë trofe dhe fitore, duhet ta fitojë titullin kampion. Kukësi do që të fitojë, është ëndrra jonë. Kjo është diferenca për t’u rritur. Ne duhet thjesht ta shijojmë dhe të kemi ambicie, jemi të detyruar për të fituar. Presioni është më i madh te ata.

Në këtë moment, ata e dinë që mund të humbasin me ne. Kjo bën që dy skuadrat të kenë tension, më shumë është te ata siç e thashë.

Ndonjëherë duhet të jemi realist, sa tituj ka Tirana dhe sa ka Kukësi. Presidenti jonë do të fitojmë dhe kjo është gjë e mirë për objektivin titull. E dimë ku ishim në verë dhe kemi bërë ndryshime. Nuk është një mrekulli nga Zoti, por nga puna që kemi bërë për vendin ku jemi.

Kundër mbrojtjes më të mirë – Nuk kam sulmues, Milunovic dhe Feijao si edhe Puntus nuk janë. Kërkoj më shumë nga ekipi sepse edhe Shkurtaj nuk është në kondicionin e duhur fizik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!