Kameruni dhe Burkina Faso në gjysmëfinale

Kameruni dhe Burkina Faso janë gjysmëfinalistet e para të Kupës së Afrikës që po zhvillohet në Kamerun. Skuadra organizatore e Kamerunit, shënoi ndaj Gambias me sulmuesin e Lionit, Toko Ekambi dy herë në të 50′ dhe 57′.

Në duelin e mbrëmjes atë të orës 20:00 Burkina Faso kaloi 1-0 Tunizinë me realizimin e vetëm në këtë takim që mban firmën e Dango Kuatara në 45+2.

Tunizia kampione e vitit 2004 shpresonte për një titull të dytë në histori ndërsa Burkina Faso e cila e eleminon në këtë fazë, ëndërron një trofe të parë historik, pasi përfundoi nënkampion për edicionin e 2013 në Afrikën e Jugut. /Sportiim.al/

Kupa e Kombëve të Afrikës (CAF) sot për 1/4-at

Gambia- Kamerun 0-2

Burkina Faso– Tunizi 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!