Jamir Hyka te Teuta

“Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë.

I lindur më 8 mars 1988, 33-vjeçari ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar dhe me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi.

Së fundmi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez. Hyka, i gjatë 1.69 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit te majtë. Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu”, shkruan klubi durrsak në facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!