Kukësi bëhët me “Pllumb”

Në një njoftim të fundit në rrjete, klubi i Kukësit shkruan se ka arritur marrëveshjen me Varazhdin të kampionatit kroat për të huazuar ish- mbrojtësin e Skënderbeut deri në fund të sezonit.

Njoftimi i Kukësit për afrimin e Jogo Pëllumbit:

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë huazimi nga klubi i Varazdin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi i Kombëtares U21 rikthehet në kampionatin tonë pas një aventure në Kroaci, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Pëllumbi e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte mbrojtësi i Skënderbeut para transferimit në kampionatin kroat.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!