E rrallë/ Medvedev i hakërrehet gjyqtarit, më pas falje…
Rusi Danil Medvedev humbi toruan gjatë një pushimi në ndeshjen gjysmëfinale të Melburnit për Australian Open që po luante ndaj grekut Stefanos Tsitsipas. Ai u pa një çast duke i bërtitur arbitrit për sjelljen e kundërshtarit dhe babait të tij.
I tërbuar, Medvedev akuzoi arbitrin se nuk e pa momentin teksa babai dhe trajneri i Tsitsipas i jepnin rivalit udhëzime.Diçka që është totalisht e ndaluar gjatë ndeshjeve në këtë dispilinë sportive.
Finalisti për herë të dytë radhazi në Australian Open e humbi setin e dytë, duke filluar t’i bërtasë gjyqtarit Jaume Campistol.
Në fund kur ndeshja përfundoi dhe Medvedev siguroi finalen (3-1) ai i kërkoi të falur gjyqtarit.
Video:
His father can talk every point part 1 feat Medvedev vs Tsitsipas pic.twitter.com/dyck4kOIDW
— Llama Says☄🌠🚀 (@funnyzeitgist) January 28, 2022