Ka derbi në Kupë, ka dëborë në Korçë

Për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë pas Flamurtari- Vllaznia 1-2 dhe Egnatia- Laçi 1-1 (dje), sot dy takime të tjera: Skënderbeu-Teuta dhe Dinamo- Partizani.

Erga Kenga

Skënderbeu- Teuta 13:45 në Korçë.

Në stadiumin ‘Skënderbeu’ duke nisur nga ora 13:45 Skënderbeu pret durrsakët në kushte mjaft të vështira klimaterike. Dëbora ka pushtuar prej ditësh qytetin verilindor duke zbardhur e ngrirë…

Madje dje në mesditë, nga kampi korçar pati aludime lidhur me një shkresë drejt FSHF-së për ta shtyrë takimin. Gjithësesi, ndeshja është afruar në kohë nga 16:45 në 13:45 dhe do të luhet me top të ‘kuq’.

Ndërkaq, Teuta pas oshilacionëve të gjata dhe ndryshimëve në pankinë e stafe, pret kthesën në Kupë. Me europën gjithnjë e më larg nga kampionati, durrsakët janë totalisht të fokusuar te kompeticioni i dytë në vend. Do të gjykojë lushnjari Laver Alla.

Dinamo- Partizani 16:45 në ‘Air Albania Stadium’:

Ndërkohë disa orë më vonë, në ‘Air Albania Stadium’, Dinamo- Partizani në sfidën numër 138 mes tyre.

Dinamo vjen në ndeshjen e sotme pasi u mund nga Tirana të hënën në kampionat. Një moment jo shumë ekzaltues te kampi blu pasi dhe blerjet si Sabian Lilaj, Denison apo Rexhinaldo, ndryshe nga sfida me Kukësin, nuk u shfaqen në pritshmëri. Shkëmbi me gjasë do t’i japë minuta vetëm brazilianit.

Te Partizani, tekniku Dritan Mehmeti tha para mediave se e kërkon me ngulm kualifikimin në Kupë dhe se në këtë ndeshje do të hedhë në fushë më të mirët. Klubi i kuq ka gati dhe afrimin më të ri sulmuesin e Novi Sad, serbin Milan Mirosavljev.

Për këtë derbi të kryeqytetit me sfidën e vajtjes Sektori i Gjykimit ka planifikuar të drejtojë si arbitër kryesor Kreshnik Bajramin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!