Teuta rekuperon Ivanoviç, huazimet…

Zhvillimet e fundit te Teuta janë të shumta. Veç stafit teknik me rikthimin e Arapit si trajner dhe Starovës si drejtor teknik, te durrsakët janë afruar sot dy futbollistë të Kukësit (Daci e Peposhi huazim nga Kukësi).

Por sikundër njofton Teuta në zyrtaren e saj në Facebook, skuadra para se të luajë ndeshjen e vajtjes nesër në Korçë me Skënderbeun, ka rekuperuar mbrojtësin Filip Ivanoviç. Xhekson Ferrera nuk ja ka dalë.

Njoftimi i Teutës:

“”Djemtë e Detit” kanë mbyllur sot paradite përgatitjet për takimin e pare cerkfinal të ndaj Skënderbut.

Nën drejtimin e trajnerit Renato Arapi dhe ndihmësave të tij, ekipi zhvilloi sot pardite një seancë të karakterit taktik, ku stafi dha këshillat e fundit. Xhekson, do të jetë mungesa e bregdetarëve për ndeshjen e së ejntes, që do të zhvillohet në orën 13:45 në stadiumin “Skenderbeu”.

Lajmi pozitiv për trajnerin Arapi, është rikthimi i qëndëmbrojtësit Filip Ivanovic, i cili ka hedhur pas krahve dëmtimin. Pjesa tjetër e grupit është në gjëndje optimale dhe në dispozicion të stafit teknik”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!