Solidariteti/ Duka merr mesazhe nga gjithë bota

𝑶𝒑𝒊𝒏𝒊𝒐𝒏𝒊 𝒇𝒖𝒕𝒃𝒐𝒍𝒍𝒊𝒔𝒕𝒊𝒌 𝒏𝒅𝒆̈𝒓𝒌𝒐𝒎𝒃𝒆̈𝒕𝒂𝒓 𝒔𝒐𝒍𝒊𝒅𝒂𝒓𝒊𝒛𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝑷𝒓𝒆𝒔𝒊𝒅𝒆𝒏𝒕𝒊𝒏 𝑫𝒖𝒌𝒂 

E gjitha bota e futbollit kombëtar e ndërkombëtar është solidarizuar me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka pas ngjarjes tronditëse të dy ditëve më parë, ku një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e kreut të futbollit shqiptar.

Presidentët e FIFA-s, Infantino dhe ai i UEFA-s, Ceferin, presidentë klubesh, federatash, personalitete të njohura ndërkombëtare kanë kontaktuar Presidentin Duka menjëherë pas ngjarjes shokuese duke u shprehur të tronditur për shpërthimin dhe duke i shprehur solidarizimin e mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.

Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, 

 Presidenti i Federatës turke, Nihat Özdemir, 

 Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, presidentët e 

 Federatave të Kosovës dhe 

 Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, 

 Presidenti i Federatës Greke, Panagiotis Dimitriou, 

 Presidenti i Federatës Franceze, Noël Le Graët si edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si Servet Yardımcı, personalitete të njohura të futbollit ndërkombëtar janë solidarizuar me Presidentin e FSHF-së, duke i shprehur mbështetjen e tyre e duke i dhënë kurajo në orët pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të hënën në mbrëmje.

Shpërthimi i eksplozivit në shtëpinë e Presidentit Duka në shtëpinë e tij në Durrës është një ngjarje e paprecedentë e që ndodh para zgjedhjeve për organet drejtuese të FSHF-së dhe në mesin e sulmeve skandaloze dhe të turpshme që vijnë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës në adresë të kreut të qeverisë së futbollit. (FSHF)

190Edi Paloka, Genc Xhafa e altri 188Condivisioni: 20Mi piaceCommentaCondividi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!