Vllaznia drejt gjysmëfinales, Laçi…pret

U luajtën sot dy takimet e para çerekfinale të edicionit të 70-të të Kupës së Shqipërisë. Të enjten, Skënderbeu- Teuta (13:45) në Korçë dhe Dinamo- Partizani (16:45) në ‘Air Albania Stadium’. Ndeshjet e kthimit më 9 shkurt.

Rrogozhinë: Egnatia- Laçi 1-1

Egnatia pavarsisht gjëndjes së rënduar në kampionat, i përvishet edhe Kupës. Ndaj Laçit sot në Rrogozhinë, ekipi i teknikut Zekerija Ramadani e nisi dhe e përfundoi takimin me formacionin më të mirë duke flirtuar në raste të caktuara me fitoren.

Megjithatë ishte ekipi kurbinas ai që kaloi i pari përpara me atë penallti të shndërruar në gol nga Julian Shehu në të 17-ën. Në një aksion disi të rrëmujshëm në zonë vendasit në të 22′-ën barazojnë me Demirin.

Pjesa tjetër e lojës sheh kurbinasit më insistues por në fund gjithçk mbyllet në barazim 1-1. Te formacioni bardhezi u panë disa ndryshime me teknikun Josa i cili tha pas ndeshjes se skuadra e tij ka tre objektivë; Kupë, titull dhe në mungesë, Europën.

Vlorë: Flamurtari- Vllaznia 1-2

Flamurtari -Vllaznia si ngahera. Dy skuadrat pavarësisht garimit të vlonjatëve dy kategori më poshtë, ia kanë dalë të prodhojnë një ndeshje vajtjeje sinjifikative.

Ndonëse Vllaznia ka arritur të fitojë 1-2, Flamurtari në përbërje të të cilit ka futbollistë si Ribaj,Gocaj, Bici, Pjeshka, Ramadani, Alket Celhaka zhvilloi ndeshje të mirë. Goli i Oliverës në të 77′, nuk mfatoi pas dy herë Mustedanagiç i dha suksesin Vllaznisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!