Xhixha, goli i artë për Tiranën, Dinamo ‘ngrin’ në derbi

Dinamo- Tirana 0-1 (Xhixha 69′)

Mbrëmjen e sotme mes një acari asfiksues (temperaturat disa gradë nën zero) në ‘Air Albania Stadium’, Dinamo- Tirana ka gjetur fituesin e fundit të javës së 17-të.

Ndonëse ndeshja ka patur rivalitet të vazhdueshëm, një gol i Redon Xhixhës në minutën e 69′-të, ka vendosur që tri pikët t’i shkojnë Tiranës së teknikut Orges Shehu.

Kësisoji skuadra bardheblu ka vendosur sërish distancën prej 6 pikësh me ndjekëset Laçi e Kukësi të cilat kanë nga 31 pikë.

Kjo ndeshje u ndoq nga tribuna edhe nga futbollisti Elis Bakaj. Fantazisti ka veshur në të shkuarën të dy fanelat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!