Reagon Duka: Tritolin e dëgjoi gjithë Durrësi

Dhe kjo s’kish bërë vaki. Një drejtues aq i lartë në futbollin e Shqipërisë që me punën e tij disavjeçare ka ‘shëruar’ fusha e ndërtuar stadiume, të tritolizohet mu në mes të Durrësit. Në shtëpinë e tij. Katastofike”

Vetë Armand Duka ia del të përgjigjet para portës së tij…fill pas incidentit.

Duka: Nuk kam mundësi me dhënë deklarata. Jam shokuar. Nuk e kam idenë. E ka dëgjuar gjithë Durrësi më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë.

Pyetje: Kush ka qenë në banesë?

Duka: Familja ime, djali, gruaja. Uroj të jetë rastësi.

Pyetje: A ka dëmtime në njerëz?

Duka: Jo nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa por shpërthimi është i madh. I kam filmimet. Duket një njeri me kapuç që është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin te mekanizmi i hapjes. Këto hetues janë të gjithë të aftë dhe maksimumi deri nesër do t’ju bëjnë të ditur se kush është.

Për kë dyshoni?

Duka: Jam ekonomist nuk jam polic. Këta e zbardhin, ju faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!