Superiorja me dy takime

Superiorja me javën e 17-të të saj nisi me një bllof të premten pasdite teksa Vllaznia u ndal në shtëpi nga Egnatia në shifrat 1-1. Së paku në letër aty ku ekipi i Brdariç shihej favorit.

Ndërkohë sot java ecën me dy ndeshje të tjera me orarin e njëjtë zyrtar 13:45.

Në ‘Elbasan Arena’, Partizani- Kastrioti ndërsa pak kilometra më tej Teuta -Laçi. Të kuqtë, pas atij suksesi javën e shkuar ndaj Egnatias 0-3, pritet të dominojnë krutanët e fundit të tabelës por kur sheh se sikundër Mehmeti që debutoi me fitore te pankina e Partizanit edhe Çela te Kastrioti, arriti të triumfojë. Madje duke mundur një ekip si Teuta me shkallë të lartë vështirësie.

Gjithësesi, te skuadra e Partizanit me mjaft interes debutimet e disa futbollistëve ku spikat ajo e Sherif Kallakut dhe Enea Bitrit. Sulmuesi Skuka është stervitur veçmas dhe qëndron në pikëpytje. I gatshëm edhe blerja më e re Andi Hadroj. Te Kastrioti, Emiljano Çela do të vuajë mungesa thelbësore. Prodani, Adolf Selmani dhe Karakaçi janë shumë për një skuadër si ajo e Kastriotit. Olsion Yzeiraj gjyqtari kryesor në këtë takim.

Teuta- Laçi e spostuar në Rrogozhinë me shkakun e njohur të rikonstruksionit të impiantit ‘Niko Dovana’ dhe do të luhet po në 13:45. Durrsakët vijnë pas tri humbjeve dhe gjëndja e tyre duket alarmante. Nuk do të ketë Xhekson. Në pikëpyteje Ivanoviç. Harallamb Qaqi,pritet të debutojë me skuadrën e martinit. Figuron me statusin e ishit.

Ndërkohë te bardhezinjtë situata pas rekuperimit të futbollistëve me probleme shëndetësore duket e stabilizuar. Në kampin kurbinas të gjithë lojtarët e organikës së Josës janë në dispozicion. Sulmuesi Akiniemi i vetmi futbollist i afruar te Laçi. Teuta- Laçi gjykohet nga Erjon Bastari.

Java e 17-të:

Sot:

13:45 Partizani- kastrioti (Elbasan)

13:45 Teuta- Laçi (Rrogozhinë)

Kukësi- Skënderbeu (të dielën)

Dinamo- Tirana (të hënën)

Vllaznia- Egnatia 1-1 (luajtur të premten)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!