Sauthempton ndal Sitin, goli i Brojës…nuk vlen

Liverpul fitues i mbrëmjes, me dy ndeshje të prapambetura, mund të kërcënojë Sitin kryesues.

Sauthempton me Brojën në ‘bord’,ndali në shtëpi Mançester Sitin e 12 fitoreve radhazi duke mbajtur gjallë shpresat e rivalëve të ‘Qytetarëve’ për ta rrëzuar nga ‘froni.

Mbrojtësi Ualkër- Piters, njeriu i ndeshjes për Shenjëtorët kaloi në të 7 përpara Sauthempton. Më pas, Siti vihet në “përndjekje” dhe nis të shtyjë frikshëm. Zotërimi i topit afro 80% përgjatë gjithë ndeshjes, një gol i Laporte në të 65‘, dy shtylla dhe dhjetra raste të humbura, lejuan vendasit të merrnin një pikë të vyer.

Ndërkaq, sulmuesi kuqezi Armando Broja, luajti përgjatë gjithë ndeshjes duke qënë rreziku kryesor te zona e Sitit. Një gol i anuluar i tij në të 23′-ën u duartrokit nga të pranishmit e shumtë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!