Kukësi, flasin Longo e Musta

Para takimit të ditës së diel me Skënderbeun në Shkoder në 16:45, trajneri i Kukësit, Diego Longo dhe mbrojtësi Emiljano Musta, u shfaqen në mikrofonët e RTSH-së.

Diego Longo:

Trajneri Diego Longo foli për mikrofonin e RTSH Sport në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut, e cila është planifikuar të luhet në qytetin e Shkodrës ditën e nesërme. “Skënderbeu? Është një ndeshje e vështirë dhe e dimë që nga fillimi. I kemi studiuar dhe jemi të përgatitur. Kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë para. I dimë por e rëndësishme është të respektojmë principet tona dhe ato që kemi përgatitur në stërvitje. Të rinjtë? Kam djem fantastikë dhe besoj i keni pamjet kur për Mustën kam folur dhe kam fjalë të mira. Gligorov është i mirë por kishte një problem dhe nesër nuk e di nëse do te jete. Kam Shkurtajn që e njoh nga Greqia por për shkak dokumentacioni shpresoj të jetë ndaj Tiranës”, shkruan Kukësi në zyrtare.

Emiljano Musta:

Mbrojtësi Emiljano Musta foli sot për RTSH Sport në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut. Musta u ndal te transferimi i tij në Kukës dhe te ndeshja e radhës. “Kukësi? Fola me drejtuesit dhe më komunikuan që nuk jam në plane. Nuk dua të flas për të shkuarën. Kukësin e njoh sepse kam qenë edhe më parë. Ekipin e njoh edhe pse jam i ri dhe shpresoj të dalim kampion. Trajneri dhe drejtori Pejic insistuan për mua. Skenderbeu? E kemi vlerësuar dhe kemi punuar me stafin dhe trajnerin. Hyjmë në fushe vetëm për fitore dhe shpresoj ta marrim”,shkruan klubi verilindor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!