Laçi turfullon Teutën, Partizani pa gola me krutanët

sportiim2

Rrogozhinë: Teuta- Laçi 2-4 (Aleksi 22′, Hebaj 81’/ Ardit Deliu 45-3, 90+6′, Guindo 66′ pen, 73′)

Teuta zhgënjen për herë të 4 radhazi. Ndaj Laçit në Rrogozhinë, formacioni i Edi Martinit thyhet keq nga bardhezinjtë e Mirel Josës duke shënuar dy gola e pësuar katër. Një mbrojtje “fantazmë”. Me mungesën e Xhekson dhe Ivanoviç ky repart humbi shumë aq sa kurbinasit e mbajtën në panik përgkatë gjithë takimit.

Kurbinasit në natyren e tyre. Lojë e disiplinuar mesfushë kreative e sulm vrastar. Aty ku Saliu Guindo udhëheq majën e sulm,it por dhe të goleadorëve me 10 të tillë. Për tu evidentuar goli i dytë personal i Ardit deliut, një perlë e vertetë.

Elbasan: Partizani- Kastrioti 0-0

Partizanin nuk e ndihmon as Kallaku e as Bitri e Skuka. Afrimet e fundit të merkatos së janarit. Në ‘Elbasan Arena’ ekipi i Dritan Mehmetit nuk shkon më shumë se 0-0 me Kastriotin. Krutanët me Emiljano Çelën në timon por dhe me shumë lojtarë të sakrificës në fushë arrin të marrë 4 pikë në dy takime të vitit 2022./Sportiim.al/

?>