Jashari, Duka: Humbëm një personalitet të madh

Ndahet nga jeta Robert Jashari. Ish- futbollisti i shquar i vitëve 1950-60 me një kontribut të madh te Partizani dhe ekipi Kuqezi. Kreu i FSHF-së Armand Duka i ka kushtuar një postim të ndjerë.

Postimi i Dukës:

Kjo e shtunë nisi me një lajm që na hidhëroi shumë. Është ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60.
Një personalitet me shumë vlera që do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë futbollit shqiptar.
Dua t’i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Robert Jasharit. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm. U prehtë në paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!