Zyrtare/ Kosova miqësore me Zvicrën

Zvicër- Kosovë, miqësorja e 29 marsit në tokën helvete.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar se do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin mars. Fillimisht në Angli me skuadrën e sauthgejt ndërsa tjetrën në shtëpi me Kosovën.

Ndërkohë pas votës kundër në angazhimet e Dardanëve në FIFA dhe UEFA teksa Zvicra trembej se shumë talentë të saj do zgjidhin Kosovën, tani ky moment duket i tejkaluar dhe të dy federatat janë afruar ndjeshëm.

Përfshirja e një testi miqësor mes dy kombëtareve më 29 mars në Zvicër mishëron rolet dhe pikëpamjet e reja mes tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!