Ademi dhe Zhegrova pranë fëmijëve në nevojë

Në prag të ndërrimit të viteve presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, drejtori i Kombëtarës Muharrem Sahiti, si dhe futbollisti i përfaqësueses Dardane, Edon Zhegrova kanë vizituar SOS Fshatrat e fëmijëve të Kosovës.

Autoritetet e larta të futbollit në Kosovë si dhe lojtari i Bazelit në kampionatin helvet, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët. Ata kanë vizituar edhe shoqatën HANDIKOS dhe Down Syndrome Kosova.

Postimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!