Qaqi te Teuta, prezantimi dhe…seancë

Njëri nga mbrojtësit e kualifikuar për në qëndër të mbrotjes Harallamb Qaqi firmos për Teutën e Durrësit. Futbollisti i rritur në shtetin helen, erdhi fillimisht te Partizani por më pas u ingranua për dy sezone të Laçi duke u rritur profesionalisht e treguar vlera.

Më pas aventura e shtatlartit vijoji në klube si Kukësi, Kamza, Skënderbeu dhe Drenica në Kosovë. Për tu rikthyer në Superiiore. Këtë herë, me uniformën e Teutës së Durrësit.

Postimi i Teutës:

“Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 17 shtator 1993, Harallamb Qaqi, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiences me disa ekipe si Carpi, Laçi, Skenderbeu, Kukësi, e Drencia së fundmi në Kosovë Qaqi, i gjatë 1.96 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të qendërmbrojtësi. Afrimi i Qaqit në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mbrojten e skuadrës blu.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!