Laçi akomodimi në Pogradec, Josa i beson…

Kurbinasit të shtunën ndaj bardhekuqëve të Memellit për të kërkuar fitoren. Starti 16.45.

Laçi ka bërë gati transfertën e parë të vitit 2022 dhe rivali është Skënderbeu i Korçës. Dy skuadrat të cilat jo shumë larg, rivalizuan denjësisht në terrenet sportive duke dhuruar emocione e fituar trofe.

Sot, situata disi ndryshe pasi korçarët po luftojnë për të qëndruar ndërsa bardhezinjtë stabël, në atë që te ta, konsiderohet zona europiane.

Për më tepër, Mirel Josa trajneri i kurbinasëve, i ka dhënë një marsh tjetër formacionit të tij duke e mbyllur 2021 me 5 fitore radhazi.

Ndërkaq, Laçi ndër të parat skuadra në terren për minifazën, u stërvit në Pezë dhe në Kamëz. Kreu dhe një test miqësor me Vorën, fituar 3-0 (tre golat nga Harmon) dhe deklaroi një afrim në sulm si Adeleke Akiniemi.

Nigeriani ende nuk është bashkuar me grupin. Nga Laçi janë larguar Bytyqi, Prengaj dhe Arbër Deliu. Dy të fundit në huazim.

Sakaq, sot kurbinasit pasi janë përgatitur në seancën e pardites në Kamëz, kanë marrë rrugën për në verilindje. Destinacioni i akomodimit Pogradeci.
Dajsinani, Roganoviç, Ignjatoviç,Velkoski, Ziko, Shehu, Deliu, Lushkja, Mazrekaj, Zarubica dhe Guindo pritet të jenë 11 të besuarit e Josës. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!