Mane tri pikë Senegalit në të 97′-ën

Një fillim i vujatur për Senegalin, i cili debutoi në Kupën e Afrikës që nisi dje në Kamerun duke kaluar Zimbavenë me shumë vështirësi në fund.

Për të vendosur ndeshjen, kur po luhej minuta e 97′, ishte një penallti e shndërruar në gol nga sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane.

Në takimin tjetër të Grupit B, Guine mundi 1-0 Malajvinë me një gol të shënuar nga Silla në të 35′-ën.

Për Grupin C sot dy takime. Fillimisht Marok- Ganë 1-0 (Boufal 82′) ndërsa Comoros- Gabon përfundoi 0-1.

Ndeshjet sot Kupa e Afrikës:

Grupi B:

Senegal Zimbave 1-0

Guine- Malajvi 1-0

Grupit C:

Marok- Ganë 1-0

Comoros- Gabon 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!