Ligji i Sponsorizimëve, nesër takimi Kushi -Duka

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, Edvin Libohova dhe Drejtori i Departamentit Ligjor në FSHF Aldi Topçiu, të shoqëruar nga dy presidentë të klubëve të Abissnet Superiore, Edmond Hasanbelliu i Teutës dhe i Vllaznisë Alban Xhaferi pritet të takohen nesër në Ministrinë e Sportit me Evis Kushin. Tema Ligji i Sponsorizimëve dhe Ligjin për TVSH-në në Sport.

Njoftimi i Departamentit të Komunikimit në FSHF:

“Nesër, e martë, 11 janar 2022, ora 11:00, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të zhvillohet një takim i Ministres Evis Kushi me Presidentin e FSHF, Armand Duka, Edvin Libohohen, President i Ligës Profesioniste, Edmond Hasanbelliun, President i KF Teuta, Alban Xhaferri, President i KF Vllaznia dhe Aldi Topçiu, Drejtor i Departamentit Ligjor në FSHF, ku do diskutohet mbi ndryshimet në Ligjin e Sponsorizimeve dhe Ligjin për TVSH-në në sport”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!