Laçi/ Prengaj huazohet te Erzeni

Fatmir Prengaj, sulmuesi shqiptar që aktivizohet në radhët e Laçit dhe të U21 Kuqezi huazohet nga bardhezinjtë e Mirel Josës te skuadra e Erzenit të Shijakut.

Ndonëse me Guindo, Zarubica dhe Van Dejv Harmon, Prengaj mund të kishte minuta, frimi i fundit i sulmuesit nigerian Adeleke Akiniemi duket se ka mbyllur të gjitha shtigjet për 20 vjeçarin nga Mamurasi.

Burime nga klubi i laçit deklaruan se Prengaj do të jetë i huzuar te Erzeni deri në fund të edicionit ndërsa më pas do të kthehet në Laç. Ai konsiderohet një lojtar polivalent i linjës sa majtë por anësori mund të përshtatet dhe në kahun tjetër./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!