Duvuna braktis Skënderbeun…

Klubi i Ligës së Dytë në SHBA, ka zyrtarizuar në Twitter mbrojtësin e Skënderbeut.

Mbrojtësi ganezi korçarëve, ka udhëtuar drejt SHBA ku ka firmosur me një skuadër USL, (Kategorinë e Dytë në SHBA) Majemi FC. 

Majemi FC në Amerikë është klubi i radhës për mbrojtësin e Skënderbeut Denis Dovuna. Një klub modest që pak kohë më parë u kthye në një strehë për futbollistët italianë. Luka Antoneli, ish-futbollisti i Milanit aktualisht, është pjesë e Majemit.

Ndërkaq Skënderbeu nuk ka shkruar asnjë radhë për këtë lëvizje të beftë të lojtarit të saj. Duvuna luajti 31 ndeshje në sezonin e kaluar në prapavijën e korçarëve teksa në 15 javët e 2021-it luajti në 7 takime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!