Spektakël mes Lacios e Empolit, 4 kuqezi në fushë

Përfundon 3-3 mes Lacios dhe Empolit. Toskanët kalojnë në avantazh 2-0 me golat e Bajramit me penallti dhe Zurkovski. Reagimi i Lacios është i shpejtë duke mbyllur pjesën e parë 1-2.
Në pjesën e dytë me Imobile të zbehtë (vep të tjerave humbi penallti), protagonizmi i kaloi Milinkoviç-Saviç i cili fillimisht shënon për 2-2,ndërsa në shtesë barazon 3-3 pasi Di Francesko riktheu toskanët përpara.
Çfarë ndodh kur dy skuadra përballen me njëra-tjetrën që sulmojnë pambarimisht? Përgjigje e lehtë. Sarri dhe Andreaxoli e kanë këtë karakteristikë në ADN-në e tyre. Synojnë të shënojnë një gol më shumë se kundërshtari.
Faulli i Strakoshës ndaj Di Françeskos. Protagonistë në aksion, penallti dhe shndërrim në gol me tre shqiptarë të Kombëtares Kuqezi. Fillimish Hysaj më pas fauli amator i Strakoshës dhe në fund penalltia e shënuar nga Nedim Bajrami. Golat vijnë lumë deri sa në të finale fiksohen shifrat 3-3.
Në ndeshjen tjetër të orës 14:30 , zhvillimet në fushë, prodhuan 1-2 me ekipin mik që ecën drejt mesit të tabelës ndërsa vendasit rrezikohen nga zona e kuqe.
Më herët u luajt Sampdoria- Kaljari (12:30). Ekipi sard u imponua 1-2 duke dalë nga Xhenova me tri pikë shprese…/Sportiim.al/