Vlahoviç, në skenë Njukasëll

Pas Arsenalit dhe disa klubëve me reputacion në Europë, radha e Njukasëllit për të shfaqur interes për lojtarin e Fiorentinës, Dushan Vlahoviç.

Sipas Tankredi Palmieri, gazetarit të njohur italian, Njukasëll është i gatshëm të paraqesë një ofertë konkrete për qendërsulmuesin serb (21 vjeç) Dushan Vlahoviç.

Për Fiorentinën janë gati 70 milionë euro dhe kjo mund të jetë një ofertë tërheqëse për klubin ‘Viola’.

Gjithsesi, duhet parë dhe vullneti i sulmuesit i cili dëshiron të largohet nga Firence vetëm në qershor dhe për një klub pa më konkurrues se “Qymyrxhinjtë”. Oferta e pronarëve arabë është mbi tavolinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!