Shuhet Arben Laze

Homazhet paraprake për Arben Lazen do te zhvillohen sot nga ora 12:00-14:00 ne ambientet e ‘Elbasan Arena’.

Tronditet bota e sportit. Arben Laze 53 vjeç, presidenti i Elbasanit është shuar mengjezin e sotëm duke lënë në pikëllim të afërmit e tij të dashur, të miq të shumtë në Elbasan, Shkodër, Laç, Tiranë, Vlorë e kudo në Shqipëri.

Pas një infarkti pasuar me një ndërhyrje kirurgjikale, Presidenti që i solli titullin e dytë në histori Elbasanit (2005-06) mbyll sytë përgjithnjë.

Ndërkaq reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi nga e gjithë bota e sportit në vend. Nuk ka munguar një status prekës i presidentit të FSHF-së Armand Duka.

‘Sportiim.al’, i përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes Laze për humbjen e njeriut të tyre të dashur./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!