Seria A nis sot me 4 ndeshje të anuluara

Kaosi me variantin Omicron menjanë, sot Seria A në fushë për të startuar me ndeshjet e para të vitit kalendarik 2022. Do të ketë duele në Torino, Milano, Rexhio-Emilia, Specia, Xhenova dhe në Romë.
Nga ana tjetër janë anuluar nga ASL lokale takimet e parashikuara në Bolonja, Bergamo, Salerno dhe në Firence.
Kalendari sot me javën e 20-të të Seria A. Në kllapa ndeshjet e shtyra.
Bolonja-Inter 12:30 (anuluar)
Lacio- Empoli 14:30
Specia- Verona 14:30
Atalanta- Torino 16:30 (anuluar)
Sasuolo- Xhenova 16:30
Milan- Roma 18:30
Salernitana- Venecia 18:30 (anuluar)
Fiorentina- Udineze 20:45 (anuluar)
Juventus- Napoli 20:45 /Sportiim.al/