Bytyqi ikën nga Laçi

Pas Ilirid Ademit i cili pasi u largua nga Laçi u pa në seancë te Egnatia, një tjetër futbollist i skuadrës së Mirel Josës largohet nga skuadra.

Bëhët fjalë për Arbër Bytyqin, 18 vjeçarin nga Prizreni i cil sot nuk ka frekuentuar seancën në Pezë-Hemës. Ndonëse klubi ende se ka zyrtarizuar, futbollisti që ka veshur edhe bluzën e kuqezinjëve U17 e U19-të ka ndërprerë bashkëpunimin me kurbinasit.

Arbër Bytyqi, është një futbollist jashtëzakonisht e i talentuar. COVIDI ndryshoi gjërat, por ne do të punojmë shumë që ta transferojmë atë në një skuadër më të fortë”, deklaronte italiani Vinçenco Alberto Aneze tekniku i Lirisë së Prizrenit kur pa aftësitë e një 17 vjeçarit te ish skuadra.

Te Laçi, Bytyqi që prej vitit 2019 por pa mundur të marrë rolin e një titullari. Ka shënuar një gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!