Ançeloti: Reali skuadër më germa kaptitale

Tekniku thotë se Reali ka hedhur bazat e sezonit të rdhëshëm. Sipas tij klubi i bardhë është i pari në botë.

Para se të luajë nesër për Kupën e Mbretit në fushën e Alkoianos, turi i tretë (21:30), Karlo Ançelti ka folur mbi pritshmëritë dhe situatën e skuadrës së Realit.

Kupa:

“Ne jemi kthyer. Kam shumë besim te kjo skuadër. Ne e marrim seriozisht Kupën. Nëse duam të arrijmë në finale, duhet t’i marrim seriozisht të gjitha ndeshjet. Ne i dimë vështirësitë dhe do të vendos ekipin më të mirë të mundshëm.

Planet e klubit?

Klubi ynë është duke punuar gjithmonë në planifikimin për sezonin e ardhshëm. Mendoj se tashmë është planifikuar. Është joprofesionale të mos mendosh për një klub si Madridi që nuk mendon për sezonin e ardhshëm. Sezoni i ardhshëm është planifikuar.

Sebajos:

“Është në dispozicion. Mund të ketë mundësi. Më pëlqen si lojtar dhe personaliteti i tij. Ai po bën mirë. Në pjesën e dytë të sezonit do të jetë i rëndësishëm. Ai ka cilësinë për të qenë në Real Madrid.

Lunin

“Ai e ka biletën e sezonit me Alcoyanon. Ai e njeh shumë mirë mjedisin. Mund të luajë një ndeshje të mirë. I kam thënë se me cilësinë që ka, meriton të luajë më shumë. Shpresoj që ai të luajë një lojë të mirë.

Kthimi i Vincius?

“Vinicius rikthehet nesër në stërvitje pasi ka respektuar protokollin. Unë mendoj se ai nuk do të udhëtojë (nesër për Kupë) dhe qëndron këtu për të qenë gati kundër Valencias.”, mes të tjerave italiani i Realit i cili dha përgjigje dhe për Bejl e Hazard. “Të gjithë janë të rëndësishëm”, thotë tekniku.

Lista e Realit për në Kupën e Mbretit nesër:

Portierë: Lunin, Fuidias, Diego.
Mbrojtës: Militao, Alaba, Valejo, Naço, Marselo, Rafa Marin.
Mesfushorë: Kros, Kasemiro, Valverde, Lukas Vaskez, Sebajos, Isko, Peter.
Sulmues: Hazard, Asensio, Rodrigo, Mariano. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!