Shorti/ Kupa e Mbretit nuk “fal” Barçën, spikat derbi andaluzian

Takimet e 1/16-tave të ‘Copa del Re’ do të zhvillohen në 15-16 janar.

Kupa e Mbretit në Spanjë ka prioritet të lartë për skuadrat e La Liga-s të cilat gjithnjë kërkojnë t’i shkojnë deri në fund kompeticionit të dytë iberik. Edhe pse kështu, në edicionet e fundit surprizat e mëdha nuk kanë munguar.

Mjafton të kujtosh eleminimet e turpshme të Atletikos dhe Realit por dhe Barcelonës. Fakt; Alkojano- Real vjet foli për ekipin modest por dy ditë më parë Reali i ktheu reston me fitoren 1-3.

Sakaq, dy vite më parë Copa del Re mbeti pronë e skuadrave baske me një finale surprizuese mes Bilbaos dhe Sociedadit. (Bilbao eleminoi Barcelonen)

Ndërkohë sot Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur shortin e radhës. Dhe si për koinçidencë Sociedad dhe Atletik Bilbao janë sërish ata që do sfidojnë madrilent e Simeones dhe Barçën e re të Ksavit. Short i lehtë për Realin që gjën Elcen. Kryesfida derbi më i nxehtë në Spanjë, Betis- Sevilja/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!