Laporta do dhe një… ‘yll’

Te Barcelona e erës Ksavi ka zhvillime. Duket se presidenti Laporta pasi afroi talentin Ferran Torres,i ka premtuar afrime të tjera cilësore stafit teknik dhe përpos Moratës që duket shumë pranë kalimit te Blaugranët, të tjerë emra sulmuesish kanë sipërfaqësuar.

Haland:

Barcelona është një nga klubet që po ndjek gjurmët e Erling Haland pasi Joan Laporta e dëshiron atë në skuadrën e tij. Pavarësisht se Reali duket më përpara…Megjithatë, futbollisti do të jetë jashtëzakonisht i shtrenjtë pasi Borusia Dortmund, Mino Raiola dhe babai i tij do të rrisin dukshëm kërkesat ekonomike.

Abumejang:

Gabonezi ka probleme te Arsenali dhe tashmë e ka bërë të qartë se do të dëshironte të ndryshonte skenën dhe të humbiste nga sytë Mikel Artetës. Ai ka lënë të kuptohet shpeshse dëshiron Barcelonën.Një nga opsionet më të mira dhe kjo mund të ketë më pak kosto për arkat e varfëruara të Barçës.

Timo Verner:

Prej disa kohësh po flitet për largimin e tij të mundshëm nga Çelsi. Problemi është se londinezët duan të rikuperojnë pjesën më të madhe të 53 milionëve që i kanë paguar Lajpcigut në verën e vitit 2020. Sulmuesi gjerman nuk u përshtat kurrë te Çelsi ndërsa shumë herë është sinjalizuar të largohet nga Stamford Bridge. Barça duhet të përfitojë nga kjo situatë për të bërë një zgjedhje të mirë.

Andre Silva:

Portugezi ka bërë një hap të madh në cilësi që kur mbërriti në Eintraht dhe mund të jetë sulmuesi që i duhet Barcelonës. Është vrastar brenda zonës. Çmimi i tij vertitet rreth 35-40 milionë euro./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!