Talenti/ Totoshi me rekordin e ri në portë

Ai është vetëm 16 vjeç, por aktualisht po bën histori në kampionatin e moshave U-17. Bëhet fjalë për portierin e Kombëtares U-17, Klevi Totoshi, i cili aktivizohet me Pepa U-17 në kampionat që nuk pësoi asnjë gol në 12 javët e para të Kategorisë Superiore U-17. Më konkretisht, Totoshi e ka mbajtur rrjetën të paprekur për 1138 duke shënuar një rekord për futbollin shqiptar dhe në kampionatet e moshave.

Paraqitjet e tij në kampionat këtë sezon kanë qenë vërtetë të shkëlqyera dhe rezultatet nuk janë aspak produkt i rastësisë, por i punës së madhe dhe talentit të djaloshit.

Vetë protagonisti përpiqet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe thekson se merita i takon të gjithë skuadrës, teksa shton se synimi i tij është që të fitojë titullin kampion me Pepën U-17.

“Patjetër që jam i kënaqur me këtë ecuri mjaft të mirë, por unë mendoj se është puna e të gjithë ekipit, nuk është vetëm meritë e imja. Është edhe meritë e mbrojtjes dhe e gjithë djemve, që kanë bërë maksimumin. Sigurisht po të mos ishte për ato nuk do ta kishim arritur këtë rekord dhe këto rezultate. Nuk mendoj shumë për rekordin, pasi synimi im është që të shpallem kampion me Pepën dhe të fitoj trofe”, – shprehet Totoshi duke folur për Fshf.org.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!