Daja ikën nga Partizani


Pas Vukiçeviç, Maganit, Martinit e Ndreut, Ilir Daja bëhët trajneri i 5-të që largohet nga një skuadër e Superiores këtë sezon.

Nuk kishte se si të funksiononte më gjatë. Ilir Daja pasi drejtoi Partizanin në 16 muaj, ndahet përfundimisht me të kuqtë. E gjithë periudha te Partizani me Dajën në timon ka njohur ulje ngritje të mëdha. Në kufinjtë e zhgënjimit…

Sidomos gjatë 15 javëve të këtij sezoni ku të kuqtë nuk u ngjitën asnjëherë në nivelin e skuadrës pretendente. Humbja e fundit në derbi me Tiranën 1-2, i ka vënë kapakun vijimësisë.

Ndërkaq, deklarata e presidentit Demi se ‘Daja do të qëndrojë te Partizani sa të jem un president’,sot ka rënë.

Për Dajën teksa më parë ka drejtuar Pogradecin, Elbasanin, Besën, Tiranën, Dinamon, Skënderbeun e Flamurtarin, pritet vetëm njoftimi zyrtar nga klubi 16 herë kampion i vendit. Tani për 55 vjeçarin vjen statusi i ishit./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!