Diego Alonso pasuesi i Tabarez

47 vjeçari i lindur në Montevideo nis aventurën me kombëtaren e tij si trajner. Misioni i parë, kualifikimi në Botëror.

Ish- sulmuesi i Valencias dhe Atletikos së Madridit, Diego Alonso ka marrë timonin e kombëtares së Uruguajit.

Ishte vetë Federata Uruguaiane e Futbollit e cila në zyrtaren e saj, ka bërë publik emrin e trajnerit të ri të përfaqësueses latino amrikane. Alonso teksa së fundi ka drejtuar Inter Miami, zëvendëson në këtë detyrë të famshmin Oskar Tabarez.

Si trajner Alonso me skuadra të ndryshme në Amerikën Qendrore ka fituar
2 Champions League të CONCACAF (Pachuca dhe Monterrey). Misioni i ri nis në një moment të vështirë pasi përfaqësuesja uruguajane ka vënë në pikëpyteje kualifikimin për në ‘Katar 2022’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!