Laçi stopon Tiranën, vendos Lushkja

Abissnet Superiore, java e 13-të Laçi-Tirana 1-0 (Lushkja 90′ pen)

Laçi tregon se jo rastësisht me Josën në timon, i ka dhënë progres objektivave të tij sezonalë. Sot në shtëpi ndaj Tiranës, ka shënuar një gol me Lushkjen nga penalltia në një duel i cili asnjëherë nuk u ngjit në nivelin mbimesatar.

Në fakt, kushtëzuar nga tempertaurat e ulta, era e fortë që shoqëroi takimin por dhe mungesat e Mazrekajt (Laçi) apo Xhixhës te Tirana, pa shtuar këtu dëmtimin e shpejtë të Najdovskit, Laçi- Tirana nuk i përmbushi pritshmëritë. Së paku në aspektin e produktit në 90′ minuta.

Gjithësesi, bardhezinjtë ishin më kërkues, kryesisht në fundin e pjesës së parë dhe në fundin e së dytës. Laçi ruan vendin e katërt dhe ngushton diferencën me ekipet lart. Për Tiranën, vjen humbja e dytë sezonale përpara se të ecë me dy takime të tjera me koeficent të lartë vështirëse./Sportiim.al/

Klasifikimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!