Bylis në komandë, Besa pret Erzenin

Kategoria e Parë për shkak të kushtëve klimaterike të rënduara fundjavën e kaluar është spostuar të luhet sot me fillim orën 13:30. Në këtë pikë të sezonit me dy skuadrat e para që ngjitën menjëherë në Superiore dhe e treta në fazën play off, situata te inferiorët bëhët gjithnjë e më interesante.

Bylis vijon të udhëheqë renditjen por tani jo më me rekorde por vetëm me tri pikë më shumë se Erzeni. Shijakasit sot në një provë speciale në Luz me Besën vendase. Ndoshta shansi i fundit për kavajasit për të tentuar vendet e para. Garë e fortë sportive pritet të zhvillohet dhe në ‘Liri Ballabani’ në sfidën Burreli- Apolonia.

Ndërkaq, Korabi-Shkumbini,planifikuar për t’u luajtur sot është shtyrë me 24 orë më vonë për arsye të kushtëve klimaterike. Dëbora ka mbuluar fushën e stadiumit të Peshkopisë dhe ky takim sipas Sektorit të Garave, do të zhvillohet nesër në orën 13:30.

Sot 13:30

Besa- Erzeni ( në Luz)

Besëlidhja-Butrinti

Bylis- Tomori

Pogradeci- Maliqi

Turbina- Tërbuni

Burreli- Apolonia

Lushnja- Vora

Të mërkurën 13.30

Korabi- Shkumbini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!