Rajonale/U13 e Tiranës në finale

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale është rikthyer sot në fushë pas një pauze të shkurtër me ndeshjet e para të grup-moshës U-13. Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë janë përballur ekipet e Zyrave Rajonale të Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës.

Ndeshja hapëse ka qenë ajo mes Tiranës së drejtuar nga trajneri Luan Pinari dhe Lezhës së trajnerit Aldi Pjetri. Djemtë kryeqytetas kanë qenë dukshëm më superiore, duke shënuar 5 gola që në pjesën e parë me autorë Qirkollari (2), Usha, Hysa dhe Dybeli, ndërsa lezhjanët realizuan vetëm një gol në pjesën e dytë me anë të Skejës për të vulosur rezultatin final 5-1 për Tiranën. Sfida e dytë ishte ajo mes Durrësit dhe Shkodrës, që ishte shumë e ekuilibruar e që në fund u fitua nga ekipi shkodran me rezultatin 1-0. Golin për ekipin e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi e shënoi Brahimi.

Në finalen e vogël të grupit u përballën dy fituesit e sfidave të para, Tirana dhe Shkodra. Ekipi kryeqytetas ia doli sërish të fitojë pastër, këtë herë me rezultatin 3-0 me gola të realizuar nga Hysa, Pineti dhe Bucka, duke siguruar kështu finalen e madhe të grup-moshës U-13 ku do të masë forcat me ekipin fitues të grupit tjetër ku marrin pjesë Fieri, Elbasani, Korça dhe Gjirokastra. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen ditën e martë në Fier.

Në sfidën tjetër të ditës, Durrësi i drejtuar nga trajneri Justin Bepalla mundi Lezhën ngushtë 3-2 me golat e Kolës, Martanit dhe Vishës. Për lezhjanët ishte Piroli që realizoi një dygolësh.

Ndërkaq, janë përcaktuar edhe datat dhe oraret e tre finaleve për grup-moshat U-13, U-14 dhe U-15. Këto sfida do të luhen ditën e enjte, 16 dhjetor, në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Më poshtë, edhe rezultatet e deritanishme dhe kalendari i turneut:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!