Eto, zgjidhet president i Federatës së Futbollit në Kamerun

Samuel Eto’o, 40 vjeç, është presidenti i ri i Federatës së Kamerunit në futboll.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit mundi presidentin në largim Seidou Mbombo Njoya me 42 vota ndaj 31 të ish presiedntit dhe do të qëndrojë në detyrë për katër vitet e ardhshme.

Pas fitores ai tha:

“Ditën e sotme do ta kujtoj si një nga momentet më krenare të jetës sime. Jam thellësisht mirënjohës që u zgjodha president i ri i Federatës së Kamerunit në futboll. Çdo votë përfaqëson energjinë dhe ambicien e familjes sonë të futbollit për ta çuar sportin tonë të dashur në një nivel të paparë më parë.” 

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!