Kukësi nxjerr njoftimin për biletat…

Të enjten për javën e 12-të Abissnet Superiore, Kukësi pret Laçin në ‘Air Albania Stadium’ me fillim në orën 13:45.

Vendi i dytë në tabelë, me vetëm një pikë poshtë Tiranës kryesuese, ka shtuar entuziazmin te klubi verilindor për të tentuar kreun. Për tifozët, biletat dhe vendakomodimin e tyre, klubi ka nxjerrë njoftimin në rrjete:

Njoftimi i Kukësit:

Klubi i Kukësit njofton se nga dita e sotme mund të blihen biletat për ndeshjen e së enjtes ndaj Laçit për javën e 12 të Superiores.

Biletat janë ndarë në bazë të tribunave të stadiumit “Air Albania” dhe tribuna VIP do të kushtojë 2000 lekë. Bileta në tribunën përballë do të kushtojnë 1000 lekë ndërsa tribunat pas porte do të kushtojnë 500 lekë.

Tifozeria mike do të qëndrojë e vendosur në tribunën pas porte, sektori V. Biletat mund të blihen në pikën e biletarisë te stadiumi “Selman Stërmasi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!