Iniesta në formacionin Tip të J-League

Kampionati japonez uli siparin e tij sezonal me 38 javët që prodhuan kampionen e re. Ajo është skuadra e Kavasakit (Kawasaki Frontale) e cila mbylli me një numër rekord pikësh 92.

Sidoqoftë, ajo që duket e bukur për euroianët dhe fansat e Andreas Iniestës, prej 4 viteve te Visel Koge, lidhet me përfshirjen e 37 vjeçarit në formacionin ideal të J- League.

Ish- mesfushiri i Barcelonës dhe Spanjës, këtë edicion, shënoi 6 gola dhe dha 4 asiste. Për t’u theksuar, Iniseta ka vuajtur një dëmtim të gjatë sezonal tashmë të lënë prapa. Visel Kobe u rendit e treta./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!