Trukimi në Kolumbi merr ‘dhenë’

Një skandal i vërtetë në futboll. Ngjet në Kolumbi teksa në takimin e djeshëm mes Xhaneros dhe Union Magdalenas, skuadra vendase ka hapur portën në limite të ndeshjes duke favorizuar hapur ekipin udhëtues.

Në minutat shtesë plas gallata teksa lojtarët vendas qëndrojnë statikë për të pësuar jo një por dy gola.

Me 11 pikë të grumbulluar në Grupin B, Magdalenës arrin të marrë një biletë për tu ngjitur në Primiera A të kampionatit kolumbian.

Ndrkaq në Grupin A, Cortulua duket e sigurtë për ngjitjen pasi mëngjesin e së hënës do luajë ndeshjen e fundit me vendin e fundit të grupit me 5 skuadra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!