Teleteksi i mbrëmjes…

727: Debuton me fitore Ralf Randnik te Mançester Junajtid. Fred nderon gjermanin dhe vetën me golin në të 77′ ndaj Kristal Palasë.

727: Ivan Balliu me Vajekanon dhe Keidi Bare me Espanjol në La Liga, u ndeshën në Madrid. Fitoi skuadra e Balliut 1-0.

727: Vjen goli i parë në Seria A këtë sezon për Rei Manaj me uniformën e Salernitanës.

727: Strakosha, Hysaj nga 90 minuta dhe Muriqi një pjesë loje, sot me Lacion në fitoren jashtë me Sampdorian 1-3.

727: Drita mund Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’ 0-1 duke u afruar me një pikë larg kreut që mbahet nga Ballkani pas javës së 17-të. Po sot, Dukagjini- Llapi dhe Ulpiana- Feronikeli pa gola 0-0.

727: Frajburg shënon 6 gola në 35 minuta në fushën e Gladbahut. Rekord absolut në Bundesligë për një skuadër udhëtuese.

727: Çokaj dhe Mersinaj në fushë për Lokomotiva Zagreb. Mesfushori kuqezi, dha astin e golit në barazimin 1-1 me Shibenik. Tuci ishte në stol.

727: Trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, zbuloi sot se Benzema, i dëmtuar dje nuk do të jetë në përballjen e Ligës së Kampionëve Real- Inter.(të martën)

727: Talenti i Barçës, Gavi mori një goditje dje nga Belerin i Betis por sot raportohet se ai është në gjëndje për tu bashkuar me skuadrën për takimin e radhës me Bajernin.

727: E rrallë në Kategori të Dytë. Flamurtari- Sopoti (2-0) në Vlorë, u gjykua nga një treshe femrash.

727: Vora- Burreli, luajtur sot në Pezë-Helemes për Kategorinë e Parë, u ndal te shifrat 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!