Në Jedah, sfida e madhe Verstapen- Hamilton


Sot në orën 18:00, gara e parafundit e Formula 1 në Jedah. Hamilton niset i pari, Verstapen i treti.

Formula 1 me Çmimin e Madh të Jedah-ut, në 18:00, e gjitha në vemendje ndërkombëtare sportive. Pasditen e sotme për raundin e parafundit të Kampionatit Botëror 2021 në Arabinë Saudite , dueli Verstapen- Hamilton mund të sjellë titullin e parë kampion për holandezin e Red Bull.

Në fakt, Verstapen mund të kurorëzohet kampion bote për herë të parë në karrierën e tij, duke fituar 18 pikë më shumë se Hamilton.

Për momentin Maks është +8 ndaj Luis Hamilton por me një epërsi prej 26 pikësh në fund të garës në Jedah do t’i mbyllte llogaritë pa pritur të luhet dhe akti i fundit në 12 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithësesi, vështirësia duket e madhe pasi britaniku 7 herë kampion bote niset në ‘pole position’ ndërsa Maks, pasi u përplas me murin, në xhiron e fundit të provave, niset i treti./Sportiim.al/

Mënyra si shpallet kampion bote Maks Verstapen sot në garën e pistes së Jedah:

Immagine
Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!