F1 një çmenduri, pikë të barabarta mes Verstapen e Hamilton


Përfundon një ‘Grand Prix’ shumë e tensionuar, me tre starte dhe disa incidente, por mbi të gjitha një duel që mban ende në garë për titullin kampion dy pilotët Verstapen e Hamilton. Do të përballen me “showdown” (12 dhjetor) në Abu Dabi me pikë të barabarta: 369.5 pikë secili.

Luis Hamilton triumfon në Jedah të Arabisë Saudite përpara rivalit të madh holandezit Maks Verstapen. Në Çmimin e Madh të mbrëmjes arabe, e parafundit sezonale, vendosen detajet por kryesore në në garë të çmendur nga fillimi deri në fund, patën edhe ndalesat e shumta ardhur nga incidentet në pistë.

Kjo GP e Arabisë Saudite do të mbahet mend për shumçka madje dhe për barazimin historik në krye me pikë të barabarta Verstapen- Hamilton. Mbi të gjitha me ofertat (?!) nga drejtuesit e garës për skuderitë pas njërit prej incidenteve…

Kjo do të thotë se titulli kampion në Formula 1 për vitin 2021 do të vendoset pikërisht në garën e fundit sezonale në 12 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kështu në Jedah, britaniku i Mercedes, Luis Hamilton u rendit i pari, Maks Verstapen i dyti (penalizuar me 5 sekonda pas parakalimit jashtë piste) dhe i treti Valteri Botas i cili në metrat e fundit, la prapa francezon Esteban Okon./Sportiim.al/

Renditja e garës në Jedah:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!